Në qoftë se e keni humbur, njerëzit në Twitter dhe mediat e tjera sociale po “çmenden” pas një videoje të shkurtër ku protagoniste është Beyoncé.
Në 5 maj këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Jay Z janë pikasur të ulur pranë njëri-tjetrit duke ndjekur një ndeshje basketbolli.
Por, mes çiftit të njohur futet një grua me emrin Nicole Curran, bashkëshortja e Joseph S. Lacob.
Curran shihet ndërsa shkëmben disa fjalë me Jay Z duke u varur krah këngëtares, e cila duket që nuk është fare e lumtur për praninë e të paftuarës.
Nga ajo që duket në video, Beyoncé e sheh gruan me cep të syrit ndërsa mundohet të mbajë një buzëqeshje të “ngrirë” në fytyrë.
Por, në fund këngëtares si duket i vjen në majë të hundës dhe shihet duke e goditur lehtë me shpatull Nicole-n, pa rënë shumë në sy.
Kaq u desh që të niste dhe humori në rrjet ndërsa videoja është bërë tashmë virale.
JOQ Albania