JOQ Albania
Home

Krijesa mitike besohet se endet maleve, zbulohen detaje tronditëse për ekzistencën e Këmbëmadhit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekziston një legjendë urbane se në malet e SHBA-ve endet një krijesë, e ngjashme me një majmun gjigant, i cili quhet Këmbëmadhi.

Lidhur me krijesën mitike, së fundmi, FBI ka publikuar disa dosje nga vitit 1967.

Në këtë kohë, një burrë nga Oregon-i u përpoq të vërtetonte ekzistencën e Këmbëmadhit ose Sasquatch duke i kërkuar FBI-së që të ekzaminonte një tufë qimesh që ai kishte gjetur.

Kampioni në fjalë iu dërgua FBI-së në emër të një qendre të quajtur ‘The Bigfoot Information Center and Exhibition’ (BIC).

Në dosjen e publikuar nga viti 1976 thuhej:

FBI ka analizuar një tufë qimesh lidhur me kërkimet për Sasquatch, të quajtur ndryshe edhe Këmbëmadhi.”

Por, pas analizimit të qimeve dhe lëkurës së dërguar FBI doli në përfundimin që bëhej fjalë thjesht për gëzofin e një dreri.

Pra, me pak fjalë nuk bëhej fjalë për krijesën e shumë-folur mitike.

Të mërkurën, i njëjti burrë që nxiti bërjen e analizave, 93-vjeçari Peter Byrne, i tha CNBC se ai ende nuk ka hequr dorë nga shpresa për të provuar se Këmbëmadhi ekziston vërtet.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania