JOQ Albania
Home

Plas sërish skandali i korrupsionit, arrestohet zv.presidenti i FIFA-s
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pikërisht, një ditë pas rizgjedhjes së Xhani Infantinos në krye të FIFA-s, ky institucion është goditur nga një tjetër skandal që sërish ka si kryefjalë: korrupsionin.

Gjatë ditës së sotme është arrestuar numri dy i qeverisë botërore të futbollit, Ahmad Ahmad.

Ky person mban aktualisht postin e zv. presidentit të FIFA-s dhe njëkohësisht është presidenti i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit).

Ahmad është ndaluar gjatë ditës së sotme në Paris. 59-vjeçari i lindur në Madagaskar do të hetohet për korrupsion.

Ndaj tij rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me mandatin e tij si president i CAF. FIFA ka reaguar me një deklaratë të thatë, duke mos shprehur ndonjë koment të veçantë.

Deklarata:

Nuk jemi në dijeni të detajeve që lidhen me këtë hetim, prandaj nuk mund të shprehim ndonjë koment. Jemi të angazhuar për zhdukje e çdo forme të veprave penale”.