JOQ Albania
Home

Modelja që akuzon brazilianin: Ja si më përdhunoi Neymar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar është në telashe të mëdha. Sulmuesi brazilian i PSG-së akuzohet nga një modele për përdhunim.

Futbollisti e mohon të ketë bërë diçka të tillë duke shtuar se modelja kishte kërkuar vetë, ndërkohë që ka publikuar edhe foto dhe video intime të saj të cilat ia kishte dërguar atij në “Whatsapp”.

Megjithatë, sot është publikuar një video ku shihen dy të rinjtë në dhomën e hotelit duke goditur njëri-tjetrin me shpulla.

Sakaq, sot ka folur për mediat edhe vetë akuzuesja, Najila Trindade cila ka rrëfyer për televizionin brazilian “SBT” të vërtetën e ngjarjes, të paktën siç ajo vetë pretendon.

26-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar deri në Paris për të takuar Neymarin dhe për të kaluar natën me të por ky i fundit e kishte përdhunuar.

Ajo tregon: 

Isha viktimë e një përdhunimi. Jam një person normal që punon, studion dhe një modele dhe stiliste që pëlqen sportin, stërvitjen dhe kërcimin. Erdha në Paris me ëndrrën që të bëja seks me Neymarin por ai ishte agresiv dhe plotësisht ndryshe nga Neymari që kisha njohur në rrjetet sociale. E pyeta nëse kishte marrë masa mbrojtëse dhe më tha që nuk kishte marrë. Aty i bëra me dije se nuk do të ndodhte asgjë pa masa por ai u bë agresiv dhe nisi të më dhunonte deri sa e mori atë që donte. Ai më kthehu dhe filloi aktin. I kërkova të ndalonte, por ai filloi duke më qëlluar në prapanicë. Pas këtij sulmi, erdhi edhe përdhunimi. Është çështje nderi, jam e traumatizuar. Dua që ai të paguajë për atë që më ka bërë”.


Burimi: Sky.com| Përshtati: JOQ Albania