JOQ Albania
Home

E thërrisnin “monstër”, vogëlushes i heqin dy sytë e argjendtë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/06/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo që do të shikoni në videon e mëposhtme është një vajzë e vogël, e cila është cilësuar si “vajza me sytë e argjendtë”. Për fat të keq, vogëlushes i është dashur të heqë të dy sytë, për shkak të dhimbjes së madhe që i jepnin.

Kur Chris dhe Eryn panë për herë të parë vogëlushen Primrose, ata i vunë re menjëherë sytë e saj të argjendtë. Fëmijët e tjerë që ndodheshin në jetimore trembeshin nga vajza dhe i qëndronin asaj larg.

Çifti e kuptoi se vajza kishte problem serioz dhe se duhej trajtuar për glaukomën e syrit. Ajo ishte tërësisht e verbër dhe arrinte të shikonte vetëm pak dritë, sa për t’u orientuar.

Të rinjtë e adoptuan të voglën dhe e morën nga Kina në Shtetet e Bashkuara.

Të dy e vunë re se vajza kishte nevojë për trajtim të mëtejshëm, pasi vuante dhe nga probleme të tjera, të cilat i vinin si pasojë e mungesës së shikimit. Primrose kishte vështirësi në dëgjim si dhe në procesin e të nxënit.

Siç u mësua më vonë, ajo vuante nga një sëmundje e rrallë gjenetike.

Për shkak të gjendjes së saj, vogëlushja e kishte të vështirë të krijonte miq dhe të socializohej. Fëmijët e tjerë trembeshin nga Primrose e largoheshin duke bërtitur e duke qarë. Shumë prej tyre e quanin edhe “monstër”.

Prindërit adoptues mundoheshin ta ndihmonin. Ata e çuan në mjekë specialistë, të cilët e trajtuan me laser në sy, në mënyurë që të ulnin presionin dhe dhimbjen që sytë i shkaktonin, si dhe i futën tuba në vesh, që e vogla të mund të dëgjonte.

Por, më pas gjërat nisën të përkeqësoheshin, duke qenë se Primrose filloi të kishte dhimbje të padurueshme të syve. Ajo qante edhe 16 orë në ditë nga dhimbjet si dhe nuk hante.

Mjekët vunë re se sytë e saj ishin tërësisht të shkatërruar, çka shkaktonte edhe dhimbjen e madhe. Ata u detyruan ta operonin dhe t’ia hiqnin fare sytë.

Me sa duket, ishte vendimi më i mirë që kishin marrë.

Pak ditë pas operacionit, e vogla u përmirësua ndjeshëm. Nisi të qeshte dhe të ecte për herë të parë në këmbë. Edhe pse pa sy, më në fund vajza po jeton e lumtur e pa dhimbje.

Ajo ka një familje që e do dhe e mbështet!

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania