JOQ Albania
Home

Akuzat për përdhunim, dalin pamjet ku Neymar dhe modelja rrihen me shpulla në dhomën e hotelit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar është në telashe të mëdha. Ylli brazilian akuzohet nga një modele franceze se është përdhunuar nga lojtari i PSG-së.

Këto akuza i hodhi poshtë sulmuesi i njohur i cili publikoi edhe pjesë të bisedave të nxehta mes tyre ku kishin komunikuar në rrjetet sociale.

Megjithatë, kur situata po shkonte në favor të Neymarit, së fundmi, është publikuar një video ku shihet Neymar dhe modelja në një dhomë hoteli.

Në video, dy të rinjtë shfaqen fillimisht në romanticitet, më pas nisin të debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore aty pranë.

Në një moment dëgjohet Neymari i cili i kërkon vajzës të mos e godasë, por ajo i kthehet duke i thënë "do të godas, sepse edhe ti më godite mua dje".

Kjo video mund të rezultojë fatale për Neymarin, pasi ndaj tij ka nisur edhe hetimi.

Kujtojmë që Neymar nuk po kalon një moment pozitiv edhe në aspektin profesional, pasi mbrëmjen e djeshme ai u dëmtua sërish në miqësoren që Brazili po luante ndaj Katarit.

Burimi: Fox Sports Asia| Përshtati: JOQ Albania