JOQ Albania
Home

Dëmtohet Neymar, humb Kupën e Amerikës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/06/2019 9:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Paris Saint Germain ka pësuar një dëmtim në këmbë teksa ka qenë duke luajtur në miqësoren me Katarin. Gjatë lëndimit 27 vjeçari ka shpërthyer në lot për shkak të dhimbjes, çka e ka detyruar trajnerin ta nxjerrë atë jashtë fushës së blertë.

Si pasojë e dëmtimit në këmbë, Neymar do të mungojë në Kupën e Amerikës. Ai ka pësuar dëmtim të ligamentit në kyçin e djathtë të këmbës.

Lajmi u konfirmua nga Federata Braziliane e Futbollit, pasi i riu u largua nga fusha të mërkurën në miqësoren me Katarin, ku Brazili fitoi me rezultatin 2-0.

Në lajmërimin e federatës thuhej:

Pasi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Katarit, Neymari iu nënshkrua testeve mjekësore, të cilat konfirmuan se atij i ishte këputur një ligament. Për shkak të seriozitetit të këtij lëndimi, Neymari nuk do të jetë në formë të mirë fizike dhe nuk ka mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar që të marrë pjesë në Kupën e Amerikës Brazil 2019. Të enjten, komiteti teknik i ekipit kombëtar të Brazilit do të fillojë punën për ta gjetur një zëvendësues”.

Burimi: Goal |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania