JOQ Albania
Home

Messi i habit të gjithë: Djali im feston golat e Real Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se ka babain lider dhe legjendë të Barcelonës, djali i mesëm i Messit, Mateo simpatizon Real Madridin.

Si duket, vogëlushi nuk e merr aspak parasysh faktin se babai i tij, i cili mban veshur fanellën e Barcelonës është lojtari që i ka shënuar më shumë gola madrilenëvenë histori.

Këtë e ka zbuluar vetë Leo Messi në një intervistë të dhënë për “TyC SPorts”, Mesi i cili  ka treguar se si tani shpesh ka edhe të birin kundër.

Ai rrëfeu:

Shpesh është televizori i ndezur dhe ai fillon e feston golat e Real Madrid. Djali tjetër Tiago nxehet, por Mateo e kritikon në mënyrë që të vihen njëri kundër tjetrit”.

Çiltërsia e fëmijëve e ka bërë atë që harrojë edhe një eliminim të bujshëm si ai që përjetoi Barcelona përballë Liverpoolit.

Messi tregon:

Po luanim në shtëpi një ditë dhe filluam të ndaheshim në skuadra. Mateo më tha: Ju dy bëhuni me Barçën dhe unë jam Liverpooli se ju mund”.

Burimi: tycsports.com| Përshtati: JOQ Albania