E quajtën gënjeshtar, reporteri i Bild reagon sërish: Jam i shqetësuar për dy gjëra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.06.2019, 17:01

Përgjimet e publikuara nga Bild mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën shqiptare.

Në përgjime provohen me fakte lidhjet e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë socialistë, me elementë kriminalë, siç është i forti i Shijakut, Astrit Avdylaj.

Vetë reporteri i Bild, Peter Tiede ka bërë një postim në Twitter ku ka vendosur edhe versionin në shqip.

Tiede shkruan:

Dëgjoni vetë: Kështu mafia ble vota në Shqipëri

Ndërkohë në një reagim të pak orëve më parë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mohoi publikisht, përmendjen e lëkëve në përgjime.

Manja kërkoi nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit hetimor, ndërsa tha se artikulli i Bild kërkon të destabilizojë Shqipërinë.

Pikërisht kjo deklaratë e Manjës nuk i ka pëlqyer aspak reporterit gjerman. Ai ka reaguar sërisht, por kësaj radhe në Facebook.

Tiede ka shkruar ndër të tjera:

Siç e dini disa nga përgjimet e dosjes 339, e cila është nën hetim, u publikuan sot. Unë nuk do të flas për hetimin dhe fatin e personave të përmendur. Unë jam i shqetësuar për dy gjëra. E para është Prokuroria dhe Policia Gjyqësore që çështjet me interes publik i quajnë sekrete hetimore. Si dhe investigimi për hetuesit që i dërguan përgjimet zyrës së PD-së.

Më tej Tiede shton se nisja e hetimeve nga Prokuroria për nxjerrjen e përgjimeve tregon se janë të vërteta.

Tiede shkruan:

Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikulli tim, shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar. Unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit