JOQ Albania
Home

Maradona vetëofrohet për stolin e Manchester United: Jam njeriu i duhur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Diego Maradona e ka totalisht të pamundur të qëndrojë larg vëmendjes. Së fundmi ai ia ka vënë syrin Manchester Unitedit dhe ka dalë hapur se dëshiron të marrë drejtimin e këtij ekipi

Në një intervistë për “FourFourTwo”, argjentinasi ka bërë kritika për mënyrën si po drejtohet ekipi i njohur anglez dhe më pas është vetëofruar për postin e trajnerit i cili mbahet aktualisht nga Solskjaer.

Maradona u shpreh:

“Nëse United ka nevojë për një trajner, jam njeriu i duhur që bën për të drejtuar atë ekip. Ata shesin bluza, por duhet të fitojnë dhe trofe përveç parave. Unë mund t’iu jap një dorë. United ka qenë klubi im i preferuar në Angli, pasi ka patur lojtarë të mëdhenj dhe ka qenë gjithmonë ekip i madh, sidomos kur drejtohej nga Aleks Ferguson. Tashmë duhet pranuar se City është më mirë dhe më lart se ta. Tifozeria e tyre është e jashtëzakonshme dhe ngjason me atë të Boka Xhuniorsit në “La Bombonera”.

Nuk dihet sa seriozisht do i marrin drejtuesit e Manchester United fjalët e Maradonës, por duket e vështirë që ata t’i besojnë postin e trajnerit argjentinasit i cili kohët e fundit ka pasur sërish probleme me drogën dhe alkoolin.

Burimi: FourFourTwo| Përshtati: JOQ Albania