JOQ Albania
Home

Liverpooli i kërkon rinovimin e kontratës, Klopp vendos ta bëjë një vit pushim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fitimi i Ligës së Kampioneve ka bërë që te Liverpooli të dashurohen marrëzisht me trajnerin Jurgen Klopp. Gjermani është kthyer padyshim në një nga trajnerët më të përfolur në botë dhe normalisht që të gjithë e duan.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të Liverpoolit t’i ofrojnë rinovimin e kontratës.

Klopp ka një kontratë deri në vitin 2022 me anglezët dhe ata duan të sigurohen që tekniku të mos tundohet dhe i kanë propozuar përmirësimin e kushteve financiare e zgjatjen e saj deri në 2024-ën.

Por, Klopp e ka refuzuar këtë mundësi dhe jo për faktin se ka hedhur sytë drejt një klubi tjetër.

Ai ka vendosur që të mbyllë kontratën me Liverpoolin në vitin 2022 dhe pastaj të bëjë të paktën një vit pushim për t’u shkëputur pak nga bota e futbollit ku ka qenë një personazh kryesor i dekadës së fundit.

Gjermani ka nevojë të pushojë dhe të kthjellohet. Një vendim disi i çuditshëm, por deri tani është vërtetuar se Jurgen Klopp e di çfarë bën.

Burimi: Metro| Përshtati: JOQ Albania