JOQ Albania
Home

Prodhohet bluza e ëndrrave, ju bën muskulozë dhe me gjokse të mëdha
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/06/2019 8:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dyqan në Japoni ka hedhur në treg një bluzë që ndoshta të gjithë do ta duan.

Kjo bluzë ka të veçantë faktin se ju bën të dukeni me muskuj dhe të tonifikuar, pa shkuar fare në palestër.

EkoD Works po shet online bluza të krijuara me dizenjo të tillë, të cilat të lënë përshtypjen se personi që i mban veshur ka barkun të tonifikuar në maksimum.

Bluzat janë dizenjuar të duken sikur personi që i mban veshur e ka aq të ngjitur me lëkurën, saqë i duken muskujt.

Materiali i veshjes është i gjithi pambuk.

Në sajtin ku shitet, kjo bluzë përshkruhet si një T-shirt që ju bën muskulozë.

Veshja e meshkujve shitet kundrejt një çmimi prej ¥3,888 ($36).

Në më nyrë të ngjashme është krijuar edhe për femrat një bluzë e tillë, veçse me ndryshimin që tek gjinia tjetër është kushtuar rëndësi në pjesën e gjoksit dhe jo të muskujve të barkut.

Pra, femrat që e veshin këtë bluzë do të kenë mundësinë të krijojnë iluzionin se kanë një gjoks të madh.

Edhe bluza e femrave ka të njëjtin çmim sikurse ajo e meshkujve dhe të dyjakëshillohet të lahen me dorë, jo në lavatriçe, pasi printimi është shumë delikat dhe efekti iluzionist mund të hiqet nëse bluza nuk lahet siç duhet.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania