JOQ Albania
Home

Me biberon dhe pelena, kjo është 21-vjeçarja që jeton si të ishte një fëmijë i vogël
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/06/2019 23:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente mban veshur pelena 24 orë në ditë dhe e kalon gjysmën e kohës së saj duke u sjellë si një fëmijë trevjeçar.

21-vjeçarja Camille Lola, e cila është një transgjinore, ka treguar se jeton si fëmijë i vogël për t’i shpëtuar stresit të jetës.

Gjithçka nisi kur ajo ishte e vogël dhe nuk mund të hante asnjë lloj ushqimi pa pasur diarre, kjo e bëri që të mbante pelena veshur deri në shkollë të mesme.

Më pas kur u rrit, Camille nga Zvicra vendosi që t’u kthehej pelenave dhe biberonëve për t’u rikthyer në fëmijëri.

Familja e saj e ka pranuar tashmë hobin e saj të çuditshëm, por nuk janë të pakët njerëzit të cilët i thonë se ëshët e çmendur dhe se duhet t’i japë fund “lojës”.

Camille, fizikisht është djalë, por qëkur ishte 18-vjeçe u tha miqve që t’i thërrisnin me ermin e ri, nisi marrjen e hormoneve femërore dhe së shpejti do t’i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania