‘’Paqe dhe begati’’/ Gëzuar festën e Fitër Bajramit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 04.06.2019, 17:40

Gjatë ditës së sotme besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

Kujtojmë këtu se pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit.

Fitër Bajrami pason Muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit sipas besimit Islam agjërohet 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Në varësi të shikimit të hënës, festimet e Bajramit do të jenë të vendosura në dy ditë, të martën dhe të mërkurën.

Europa, Arabia Saudite, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara e filluan festimin e Bajramit të martën.

Ndërsa vende si Egjipti, Siria, Jordania, Indonezia, Japonia, Malajzia, Tajlanda, Pakistani, Australia do ta festojnë të mërkurën.

Bajrami festohet për 3 ditë dhe është një festë zyrtare në të gjitha vendet me shumicë myslimane.

Gatimet që gatuhen në këtë ditë janë?

Dita e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite.

Ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë.

Po ashtu një ëmbëlsirë që nuk duhet të mungojë është edhe kadaifi.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme një foto po bën xhiron e rrjetit. Pamjet e kësaj fotoje tregojnë një vogëlushja me fjongon rozë e rrethuar nga lutjet e besimtarëve. Fotoja është shkrepur nga Florion Goga.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit