JOQ Albania
Home

A e dini pse filmat për të rritur quhen ndryshe edhe “filma blu”?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/06/2019 11:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thuajse i gjithë interneti në ditët e sotme është i mbushur me filma për të rritur.

Edhe pse ju ndoshta nuk i shikoni këto lloj filmash, industria sa vjen dhe po rritet gjithmonë e më shumë.

Teksa një pjesë e madhe e njerëzve i quajnë këto filma pornografikë, apo filma +18, ka një emër standard që u jepet këtyre filmave, të cilët në mbarë botën i njohin si “Blue Film”.

E keni pyetur ndonjëherë veten pse marrin këtë emërtim? 

Nëse nuk e dini ende, na lini t’ju shpjegojmë se pse quhen blu dhe jo “të errët” apo “me pullë të kuqe”.
Mendohet se kur këta lloj filmash nisën të prodhoheshin për herë të parë, ishte tepër e vështirë të financoheshin për të kaluar në produksion.

Prodhuesit e filmave duhej të sforcoheshin shumë për të gjetur buxhetin e nevojshëm për të financuar prodhimet e tyre.

Ka disa arsye pse u është dhënë ky emër, por pak prej tyre po i rendisim më poshtë.

Arsyeja e parë – Duke qenë se buxheti ishte pengesë dhe sponsorizuesit ishin skeptkë e donin të ngeleshin anonimë, nisën të përdornin ngjyrën blu për të prodhuar sa më parë filmat me një kosto më të ulët. Tashmë mund t’i shihni filamt në 3D, por 50-60 vite më parë këta filma shiheshin në “tinty blue”.

Arsyeja e dytë – Njerëzit që blinin videokaseta, i gjenin ato të vendosura në rafte me ngjyrën blu dhe i identifikonin më kollaj.

Arsyeja e tretë – Posterat e këtyre filmave ishin me ngjyrën blu, në mënyrë që njerëzit të dallonin më lehtësisht nëse kishin të bënin me një film të thjeshtë apo ndryshe nga të tjerët, nëse jepej në kinema.

Arsyeja e katërt – A keni dëgjuar ndonjëherë për ligjin blu? Sipas ligjit, shumica e bizneseve nuk duhej të vepronin të dielën. I njëjti ligj nisi të vepronte edhe për këta filma. Ky ligj më pas ndryshoi.

Arsyeja e pestë – Prodhimi i filmave të rritur u ndalua në shumë vende dhe ku ishte i ligjshëm, prodhuesit nuk duhej të përdorin postera m e imazhe tëzhveshura në mur. Kështu ata vendosën që posterat të ishin ngjyrë blu për t’u identifikuar.

Arsyeja e gjashtë – Kasetat që nisën të shiteshin, kishin ngjyrë blu.

Burimi: Sarcasm |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania