JOQ Albania
Home

Trump pushton rrugët e Britanisë me 14 “bisha” superluksoze
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/06/2019 10:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Donald Trump i ka marrë mirë masat këtë herë dhe ka forcuar sigurinë e tij, teksa ka vizituar ditën e djeshme Britaninë e Madhe bashkë me të shoqen, Melanie.

Ai u mbrojt nga mijëra oficerë të policisë metropolitane në një operacion të sigurisë që kushtoi 25 milion paund si dhe pati me vete qindra agjentë të shërbimit sekret, të sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga elementët më të dukshëm të mbrojtjes së Presidentit ishin edhe 14 super “bishat” që e shoqëruan teksa ai shkonte nga Buckhingam Palace në Westminster Abbey, pasi iu desh të merrte helikopterin për të takuar Mbretëreshën.

Në qendër të karvanit të makinave luksoze ndodhej “Bisha”, një Cadillac i modifikuar që kushton 1.1 milion paund dhe ka xhama antiplumb. Ky është mjeti me të cilin Trump udhëton gjithmonë.

Makina, e cila është e veshur me material kundër plumbit, peshon rreth 9 ton dhe brenda saj ka qese gjaku, në rast emergjence, të cilat përkojnë me grupin e gjakut të Presidentit.

Në rast se dikush i paautorizuar tenton të hapë derën, nga automjeti lëshohet tension 120 volt, i cili mund të paralizojë momentalisht agresorin.

Makina gjithashtu mund të emetojë gaz lotsjellës si dhe të lëshojë vajë të rrëshkitshëm në rrugë.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania