JOQ Albania
Home

Vazhdon masakra ndaj gjallesave ujore/ Gjendet delfini i ngordhur në bregdetin shqiptar
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 03/06/2019 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë çdo ditë e me shumë regjistrohen masakra mjedisore.

Kudo nëpër Shqipëri shkon lumenj të ndotur, mbetje urbane që hidhen vend e pa vend. Por, masakrës së bërë nga duart e njeriut nuk i kanë shpëtuar as gjallesat ujore.

E themi këtë, pasi një person ka nisur një video në redaksinë e JOQ Albania. Në këtë video shikohet mjaft qartë se si është masakruar një delfin.

Pamjet janë të rënda sepse dallohet mjaft qartë se ai është i gjakosur.

Qytetari që ka nisur videon, shkruan se delfinin e ngordhur e ka gjetur në plazhin e Karpenit, tek zona që njihet si “Garrumat e Ronës’’.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Këtë videon e kam bërë dje në bregdet. Ne plazhin e karpe ke garrumat e rones. Ishte i ngrordhur.’’

Nëse në vendet e Bashkimit Europian gjallesat ujore mbrohen dhe ata që bëjnë vepra të tilla mizore ndaj tyre dënohen në vendin tonë kalojnë sikur të jetë diçka krejt normale.

Më poshtë po ju sjellim edhe videon pamjet e të cilës flasin më shumë se 1000 fjalë, për gjendjen alarmante.