Disa ditë më parë , një prej trashëgimtareve të TCH, Sara Hoxha, bëri me dije se është shtatzënë për herë të dytë dhe do të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.
Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se sa shumë dëshirë ka pasur përherë të bëhej nënë.
E reja nuk ka nguruar të flasë edhe për një fëmijë të humbur teksa ishte disa javëshe shtatzënë.
Sara dhe Ledioni janë prindër të vogëlushit London Noor.
Siç tha vetë trashëgimtarja shqiptare, një tjetër kryeqytet evropian do t'i bashkohet familjes së tyre.
Në fotot e publikuara nga e reja, ajo shihet me barkun e rrumbullakosur, por pa shtuar shumë kilogramë në peshën trupore.
Ende nuk dihet se sa muajshe mund të jetë, por teksa përbri fotos shkruan "muajin e kaluar", të lë të kuptosh se barku duhet t'i jetë rritur edhe më shumë.