JOQ Albania
Home

“Vdekje për shqiptarët”, huliganët maqedonas e kthejnë festën në histeri antishqiptare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/06/2019 12:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vardari i Shkupit u shpall mbrëmjen e djeshme kampion evrope në handboll.

Mijëra tifozë dolën në shesh për të festuar suksesin e klubit të tyre.

Në mesin e tifozëve ishin edhe grupimi i ultrasve të quajtur "Komiti".

Këta të fundit njihen për trazira, dhunë si dhe kore fyese.

Edhe mbrëmjen e djeshme ndodhi e njëjta gjë. Festa u kthye në një histeri antishqiptare ku tifozët shpërthyen në kore "Vdekje shqiptarët" dhe "Maqedoni e pastër".

Në lidhje me këto ngjarje të turpshme, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore. Disa tifozë kanë brohëritur edhe kundër emrit të ri, Maqedoni e Veriut.

Ndërkohë histeria ka vijuar edhe në rrejtet sociale, ku është përdorur gjuhë e ashpër dhe fyese.