JOQ Albania
Home

Incidenti gjatë festës, Jurgen Klopp i bën të gjithë me zemër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/06/2019 9:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli fitoi finalen e Champions League duke mundur 2-0 Tottenhamin dhe duke ngritur lart trofeun prestigjoz.

Pas ndeshjes, festa ka qenë madhështore, ndërsa parada me autobus në rrugët e Liverpoolit ishte vërtet fantastike.

Lojtarët dhe trajneri Jurgen Klopp e kanë shijuar në maksimum këtë trofe.

Tekniku gjerman shihej vazhdimisht i qeshur, teksa mbante në dorë edhe një birrë.

Në një moment, teksa ishte sipër autobusit, Klopp krijoi jo pak panik kur u duk sikur po humbte ekuilibrin dhe rrezikoi të rrëzohej.

Ndërkohë, ai bëri edhe me shenjë nga kamerat se sa ishin trofetë e fituar nga klubi i Liverpool në Ligën e Kampioneve, por në fakt nuk u kuptua mirë po numëronte trofetë, apo birrat që kishte pirë…