JOQ Albania
Home

Degjeneron festa e Liverpoolit, tifozi kapet nga policia duke masturbuar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/06/2019 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli u shpall mbrëmjen e djeshme kampion i Europës pasi mposhti në finalen e Champions League, Tottenhamin me rezultatin 2-0.

Pas ndeshjes, festa e tifozëve të kuq ishte madhështore, ndërsa bëhet me dije se në Madrid kishin udhëtuar rreth 10 mijë fansa, për të mbështetur në stadium skuadrën e Kloppit.

Pas ndeshjes, festa ka vazhduar në sheshet e Madridit.

Mes gëzimit dhe pijeve alkoolike të shumta, një tifoz i Liverpoolit, është kapur nga policia e kryeqytetit spanjoll, pasi po masturbohej në publik.

Tifozi kishte pirë shumë dhe ishte dehur, duke dalë nga kontrolli me veprimet e tij. Ai u kap nga policia, por i ka kundërshtuar, madje ka sulmuar dhe një turist, raporton “Deportes Cuatro”