Është vetëm 12-vjeçe por nëse sheh fotot që poston në rrjetet sociale duket si një vajzë e rritur dhe e pavarur.
Jeta që Gabriella Abreu Severino, krahasuar me moshën, ka shkaktuar debate në Brazil. Babai i saj është producent dhe thuhet që ai e ka shtyrë të bëhet këngëtare që në moshë të vogël.
Por, Gabriella, e cila emrin e artit e ka “Melody” si duket po bën një jetë që nuk ka lidhje fare me atë që bëjnë bashkëmoshataret e saj dhe kjo shqetësuar opinionin publik.
Veçse këndon këngë me përmbajtje që nuk i shkojnë për shtat moshës së saj, vajza ka dalë edhe nëpër video-klipe e nëpër foto ose video në Instagram me poza, veshje dhe sjellje që nuk janë aspak normale për moshën e saj.
Pas ekspozimit në Instagram, autoritetet në Brazil kanë nisur një hetim mbi familjen e vajzës.
Babi i adoleshentes është detyruar të kërkojë falje në publik për mënyrën sesi po e rrit vajzën.