Një studente nga Londra, e cila prej vitesh vuante nga problemet e frymëmarrjes, ka bërë një zbulim shokues për gjendjen e saj.
21-vjeçarja Julia Khalil gjithmonë kishte pasur probleme me frymëmarrjen derisa ajo zbuloi se kanalet e hundës së saj ishin bllokuar nga diçka “masive”.
Frymëmarrjen e Julia-s e kishin bërë të vështirë dy masa në madhësinë e dy kërmillëve gjigantë pa guackë.
Pasi iu nënshtrua operacionit, Khalil tashmë mund të marrë frymë lirisht.
Studentja tregoi për mediat se frymëmarrja e saj ishte aq e rëndë dhe e zhurmshme se ajo kishte filluar të evitonte bibliotekën e shkollës. Kjo pasi i dukej sikur i bezdiste të tjerët.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania