Berisha “e lë” për Monën, Basha uron besimtarët myslimanë: Besojmë tek Zoti i plotfuqishëm. 1 min heshtje për ata që agjërojnë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2019, 20:18

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar nga foltorja e protestës të gjithë besimtarët myslimanë duke i bërë thirrje protestuesve të mbajnë 1 minutë heshtje për të gjithë ata që agjërojnë.

Ai ka folur para dhjetëra qytetarëve protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke e cilësuar këtë si protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë vendi.

Basha tha se kjo është protesta më e madhe që ka parë ndonjëherë vendi ndërsa theksoi se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në plotësimin e misionit të saj që është largimi i Edi Ramës dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Ai tha:

Në emrin e të gjithëve këtu, në një moment të bekuar, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, iu uroj nga zemra, ‘Zoti ua pranoftë sakrificën tuaj dhe t’ju ftoj të faleni e luteni bashkë me ta’. Dritë e bekim u bëftë sakrifica e agjëruesve. Zëri juaj kumboi fort në këto tre muaj, si asnjëherë më parë, ai mundi propagandën e Edi Ramës. Vetëm falë jush, pjesëmarrjes tuaj kjo u bë e mundur. Sot jemi më të bashkuar se kurrë, me më shumë shpresë e besim se zëri juaj u dëgjua, se zëri juaj do të dëgjohet. Se nuk ka zgjidhje tjetër veçse largimit të qeverisë së krimit.Besojmë tek Zoti i plotfuqishëm, demokracia. 1 minutë heshtje për të gjithë besimtarët myslimanë."

Ish-kryeministri Sali Berisha është parë në protestën e sotme krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi sikundër herëve të tjera, ku ka qenë krah Bashës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit