Një protestues i veçantë, në kuptimin e plotë të fjalës është i pranishëm ditën e sotme në protestën e opozitës.
Bëhet fjalë për një djalosh të ri me aftësi ndryshe, i cili ka thënë për kamerat se ka qenë në çdo protestë të opozitës dhe se është ditën e sotme i pranishëm për të drejtat e tij të mohuara nga qeveria Rama.
Ai ka deklaruar për Fax News:
Mijëra protestues janë pajisur me vuvuzela, e pankarta "Rama Ik" dhe po i drejtohen bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 19:00 dhe në terren do të jenë të pranishëm 1500 efektivë policie. Në gatishmëri do të jenë Forcat Shqiponja, RENEA dhe FNSH.