Myslim Murrizi “komediani personal i Rilindjes”, mek së qeshuri ish-ministrat e shkarkuar të Ramës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2019, 17:57

Myslim Murrizi një prej ish-deputetëve të PD, i cili refuzoi djegien e mandatit dhe i doli kundër Bashës vijon të qëndrojë në parlament me qëndrim kritik ndaj Rilindjes gjatë minutazhit në foltore.

Megjithëse ashtu siç ua paraqesin shqiptarëve, ajo çfarë ndodh brenda mureve të Kuvendit është thjesht një show mediatik, pasi jashtë parlamentit PD e PS bëhen bashkë për t’u argëtuar.

Megjithëse populli shqiptar i sheh me një sy kritik dhe aspak miqësor, me sa duket, në mënyrë të habitshme, miqësia jashtë bindjeve politike qenka gjëja më e rëndësishme për Murrizin dhe disa prej ish-ministrave të shkarkuar të Ramës.

Ahmetaj, Gjiknuri, Peleshi dhe Bushati nuk kanë të përbashkët vetëm faktin që u shkarkuan nga Rama, por ata shihen bashkë kudo që ecin teksa janë deputetë të thjeshtë të PS.

Sipas një fotoje të publikuar nga “Panorama”, këtë të enjte ata janë ndaluar në rrugë nga ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi.

Ky i fundit u ka treguar ish-ministrave socialistë diçka në celular dhe që të pestë kanë shpërthyer me të qeshura duke vënë në pah marrëdhëniet miqësore mes tyre, pavarësisht bindjeve politike dhe akuzave që u drejtojnë njëri-tjetrit brenda mureve të Kuvendit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit