Ditën e sotme u numërua letra numër 4 publike, e hapur për publikun, e Ramës ndaj Bashës.
Megjithëse vetëm njëra prej tyre ka marrë përgjigje, sot opozita zhvillon protestën e cilësuar nga vetë krerët e saj, si më masivja e mbajtur ndonjëherë.
Në lidhje me letrat e gjata të Ramës, është përgjigjur për herë të parë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha i cili i bën thirrje të mos lodhet kot se as nuk ia lexojnë, e jo më t’i përgjigjen.
Në statusin e publikuar në profilin e tij në Facebook, ai shkruan:
Ai i bëri thirrje Bashës se do të vazhdonte t’i shkruante derisa mes tyre të lindte dialogu, ndërsa ai iu përgjigj letrës së dytë se në këtë situatë në të cilën gjendet vendi nuk ka më dialog me të, por vetëm me popullin.