Ditën e sotme në orën 19:00 u njoftua protesta e madhe e opozitës së bashkuar, ku lideri i PD, Lulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen dhe sipas tij do të ishte më masivja e zhvilluar gjatë kohëve të fundit.
Dhjetëra autobusë janë nisur nga qytetet kryesore të Shqipërisë, përfshirë këtu Beratin, Korçën, Elbasanin, Shkodrën, Lezhën e Gjirokastrën.
Sipas raportimeve të kreut të PD në Korçë, Andrea Mano, dy protestues janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë, teksa shton se janë bllokuar dy autobusë të nisur drejt Tiranës.
Policia ka dhënë leje për protestën deri në orën 21:00 dhe më pas ka njoftuar se do të konsiderohet e paligjshme.
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.
Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis Bashës dhe Ramës, ku sot u shënua letra e 4-t që ky i fundit i dërgoi kreut të PD.