“U duken edhe ju ashtu sikur i shoh unë?!”, i riu befasohet nga imazhet në Shqipëri

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25.05.2019, 13:53

“Kanabizimi” ka qenë një kryefjalë në Shqipëri për shumë kohë, por pa frikë mund të thuhet se nuk është zbehur ende.

Edhe pse policia bashkë me qeverinë deklarojnë se i kanë shpallur luftë “kanabizimit”, me sa duket kjo luftë është më shumë fjalësh se sa veprash…

Nëse duam të gënjejmë veten mund të thuhet se sot nuk ka hashash të mbjellë në vendin tonë, e këtë ndoshta e vërtetojnë më se miri këto foto të zbuluara nga një i ri teksa navigonte në Google Maps nëpër territorin shqiptar.

I riu shprehet i sigurtë se fotot tregojnë parcela hashashi, por nuk ka preferuar të tregojë zonën teksa u shpreh se “Nuk jam spiun dhe nuk mund ta them se ku i gjeta saktësisht”.

Për JOQ Albania qytetari tha:

Përshëndetje JOQ! Ja çfarë shikojmë në malet e Shqipërisë pot ë hedhim një sy në Google Maps. U duken edhe ju ashtu sikur i shoh unë?! Tani nuk po tregoj se ku janë fiks se nuk jam spiun, nuk mundem ta them dot zonën. Por ju garantoj që janë në Shqipëri!”

Imazhet e mëposhtme nuk janë të panjohura nëse rikthehemi pas në kohë kur mediat gjermane zbarkuan në Shqipëri mes parcelave të hashashit.

Komentet ju takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit