Akademia e Shkencave/ Pedagogu i propozon Ramës me ironi të bëjë Nexhmije Hoxhën akademike honorifike

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.05.2019, 13:44

Ditën e djeshme Skënder Gjinushi u zgjodh si kryetar i Akademisë së Shkencave. Zgjedhja e tij është shoqëruar me polemika të forta.

Ka pasur shumë pedagogë që janë shprehur hapur se Skënder Gjinushi nuk e meriton të jetë në krye të Akademisë së Shkencave.

Midis tyre renditet edhe pedagogu Agron Gjekmarkaj. Në një opinion të tijin në gazetën ‘’panorama’’ ai ka shkruar se meqenëse Nexhmije Hoxha është gjallë, Rama le ta bëjë akademike honorifike për arsye moshe.

Po ashtu ai shprehet me ironi se Nexhmije Hoxha ka më shumë merita se Skënder Gjinushi.

Në opinionin e tij, ai përmend dhe akademikun Artan Fuga. Për të Gjekmarkaj ka shkruar se ai kot e ka se nuk reformohet një organizatë që ka lindur për t’i shërbyer diktaturës, jo vetëm politike, por asaj të mendimit, pushtetit dhe një individi e asnjëherë dijes dhe Shqipërisë.

Opinion i plotë:

Akademia e Shkencave e Republikes s? Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist per t’u shnderruar në fosil te atyre nostalgjive në vitet e pluralizmit politik! Që kjo akademi nuk pati e ka asnjë peshe e asnjë produkt në Europe, jo e jo, por as në hapesiren kombetare, e dinë edhe pulat e Berzhites! Te premten ajo shfaqi faqe shoqerise korrupsionin e thelle etik që e karakterizon duke mbajtur zgjedhje të paligjshme dhe fasadë! Ky proces kulmoi me zgjedhjen e ministrit të Arsimit të diktatures Skender Gjinushi në krye të saj, i cili ka në CV me mburrje permirësimin e aritmetikes së klases se parë në vitin 1988! Ministri antipluralizem, biri i një personazhi që perflitet per krime lufte i angazhuar prej 30 vitesh në politike per turpin tone me karakteristike urrejtjen dhe ekstremizmin si pune shkencore zgjidhet ne krye të saj megjithese deri në atë dekik ishte kryetar i Partise Social Demokrate! Ligji nuk e lejon! Po ç’themi keshtu? Ligji në këtë vend është një shaka! Gojeshthurur u shfaq që në aktin e parë si kryeakademik ku fyeu një gazetare! Ajo bina në fakt e meriton Skender Gjinushin! Ajo nuk mund të fshihej pa fund pas emrave të Eqerem Çabejt apo Ismail Kadaresë e as sot në bashkëkohesi pas atij të filozofit Artan Fuga, i cili s’ka ç’ben më në ate qymez ideologjik mediokriteti e kotesie! Te pakten perpjekja mbi dy vjeçare e Fuges per ta rithemeluar Akademinë mori vleren e deshmisë historike se sa e forte ështe kapja politike dhe paftesia per të ndryshuar! Në Shqiperinë e pas Luftes së Dyte Boterore ndodhi një fenomen, vranë intelektualet, ju rrembyen shtepite e bibliotekat, por nuk e fituan dot dijen e tyre! Thjesht u bënë detraktoret e tyre! Nuk e munden kurre Shqiperine e “vjeter” dhe “reaksionare” pseudoelitat folklorike qe bënin studime per mendimin e Enver Hoxhes, per tufezimin e bagetive dhe pastrimin e gjuhes shqipe nga gjuha e shkrimtarëve të ndaluar! Mbeten sherbetore e sahanlepires e nuk jetuan fort keq si të tillë! Por seriozisht se paku, askush dhe askund nuk i marrin per të tillë! E paprekur nga lufta e klasave, nga dasite krahinore, nga dhuna ideologjike dhe poshtersia njerëzore krejt ndryshe shfaqet Akademia e Kosoves! Një ditë moshohemi të gjithe dhe pleqeria është një etape kohore e fisme, por shumica e akademikeve pikerisht ne muzg te viteve kur duhej te nguliteshin në kujtesë per një akt të vetëm, të mirë u treguan të mjerë e të nenshtruar siç kanë qenë gjithë jeten para konceptit të zgjedhjeve të manipuluara si model i shemtuar per të gjithë, kur dihet që vjedhja e zgjedhjeve është tragjedia e demokracisë shqiptare! Ata u treguan te tillë që per pak benefice personale e familjare pranuan diktatin e Edi Rames per t’ ju vënë mbi krye një bolshevik te parevizionuar, të paveper, dhe të pa lexuar tash 40 vjet, vetem se na paskesh berë një shkolle në Francë si i biri i Ethem Gjinushit në të ri! Iku Gjushi e erdhi Gjinushi! Njeri vjedh zgjedhjet ne Durres, tjetri ne Akademi! Edi Rama dikur hiqej si radikal e anarkist e kinse me shije per Konicen e Fishten që Gjinushi me baben biologjik e ate shpirteror i ka lënë pa varr! Te gjitha i ka pasur genjeshtra, shijet e verteta i shfaqi në pushtet! Rama i urren të persekutuarit politik po aq sa Gjinushi! Rama e urren sa ai eliten intelektuale te masakruar nga diktatura ndryshe nuk shkonte drejt kesaj zgjedhjeje! Shija e tij janë ministrat e diktatures, Ruçi e Gjinushi dhe baba Taku per luften! Tani meqënëse Nexhmije Hoxha është gjallë, le ta bëjë akademike honorifike per arsye moshe! Ajo ka merita më shume se Gjinushi në atë nevojtore ideologjike që e therrasim akademi!! Ndersa Profesori i nderuar Artan Fuga kot e ka se nuk reformohet nje organizatë që ka lindur per t’i sherbyer diktaturës, jo vetem politike, por asaj të mendimit, pushtetit dhe një individi e asnjehere dijes dhe Shqiperise! Nese Fuga një dite i le në vetmine e tyre, ajo thjesht do jetë një organizatë veteranesh të rojtarëve të komunizmit në kulture e arsim! Mos e harroni Nexhmijen qe të jeni të ndershem deri në fund! Hë Edi, hë xhan, hë të keqen, beje mos ja thyej zemren, e vjeter ështe ajo, sot per neser! Ti në këtë vend ke bere shumë me tepër!’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit