Pedagogia nxjerr CV-në e Gjinushit: Ju ftoj ta lexoni për të gjetur kontributin shkencor të 30 viteve të fundit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.05.2019, 13:22

Ditën e djeshme Skënder Gjinushi u zgjodh si kryetar i Akademisë së Shkencave. Zgjedhja e tij është shoqëruar me polemika të forta.

Ka pasur shumë pedagogë që janë shprehur hapur se Skënder Gjinushi nuk e meriton të jetë në krye të Akademisë së Shkencave.

Midis tyre renditet edhe pedagogia Dhurata Shehri. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka publikuar CV-në Skënder Gjinushit, i cili tashmë është kryetar i Akademisë së Shkencave.

Shehi në postimin e saj shprehet se ka gabuar rëndë që ka menduar se kishte mbetur ndonjë akademik në Shqipëri.

Po ashtu, ajo shkruan se duhet lexuar CV-ja e Gjunishit për të parë nëse ai ka pasur ndonjë kontribut shkencor në vitet e fundit.

Postim i plotë:

Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri! Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit! Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë (Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972). Skënder Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit (1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–2002).’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit