Punonjësit në një akuarium në Angli kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë që një prej anakondave të tyre kishte sjellë në jetë dy të vegjël.
Anna, anakonada 8-vjeçare kishte lindur, por në akuariumin ku ajo ndodhet nuk kishte asnjë zvarranik mashkull.
Kështu, stafi i akuariumit mori një biologjist për të shpjeguar sesi Anna kishte mbetur shtatzënë.
Sipas biologjistit, anakonda kishte lënë veten shtatzënë dhe ky fenomen nuk është i panjohur për shkencëtarët.
Sipas tij, kjo është njëlloj strategjie riprodhimi që quhet ‘parthenogenesis’, që do të thotë se një organizëm femëror mund ta lërë veten shtatzënë pa ndihmën e një mashkulli.
Fjala parthenogenesis, e përkthyer nga greqishtja do të thotë lindje nga një e virgjër. Sipas ekspertëve kjo lloj strategjie riprodhimi ndodh në momentin që një femër nuk ka kontakt me një mashkull të species së saj për një kohë shumë të gjatë.
Ndodh më shpesh tek bimët dhe tek insektet por edhe në kafshë të tjera.
Burimi:The Washington Post|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania