Kur vjen puna tek fëmijët, kryesisht këshillat janë për gratë.
Shpesh ato mund të dëgjojnë fraza: Koha kalon shpejt, duhet të bësh fëmijë sa je e re, nuk do jesh gjithmonë pjellore etj.
Por, për burrat flitet pak. Gjithsesi, nuk janë vetëm femrat ato që kanë orë biologjike me kohëzgjatje të caktuar.
Meshkujt që bëhen baballarë para moshës 25 vjeç ose pas moshës 51 vjeç rrezikojnë që të lindin fëmijë me probleme sociale, duke filluar nga aftësitë e dobëta në komunikim deri në autizëm.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga shkencëtarët pranë Spitalit Mount Sinai në Nju Jork.
Sipas rezultateve të kërkimit, këta fëmijë priren të jenë më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre në foshnjëri dhe fëmijëri. Ndërsa nga adoleshenca fillojnë të mbeten prapa.
Për të realizuar studimin kërkuesit analizuan dhe studiuan 15,000 binjakë nga mosha 4 deri në 16-vjeçare.
Magdalena Janecka, partnere e Qendrës për Hulumtimin dhe Trajtimin e Autizmit u shpreh:
Burimi:Independent|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania