Fotoja në të cilën këngëtarja shqiptare Fjolla Morina ishte me miliarderin iranian Sasha Sobhani, ish- i dashuri i Morena Tarakut bëri goxha bujë në media disa kohë më parë.
Më pas u aludua për një marrëdhënie të mundshme mes tyre.
Por këto zëra nuk zgjatën shumë, pasi këngëtarja shqiptare i prishi marrëdhëniet me miliarderin iranian, pasi ky i fundit u shpreh se Fjolla Morina kishte qenë vetëm një fanse.
Kurse së fundmi këngëtarja gjatë një interviste, ajo e ka cilësuar atë si një copë m*ti. Edhe në një intervistë tjetër të dhënë disa muaj më parë Fjolla Morina tregoi se e kishte takuar vetëm një herë miliarderin, të cilin e quajti mashtrues.
Ndërsa Morena Taraku ka thënë se ish-i dashuri i saj miliarderin iranian Sasha Sobhani ishte gay.