Dy persona janë arrestuar në qytetin e Fierit. Mësohet se ata akuzohen për vjedhje dhe falsifikim dokumentash.
Po ashtu e ditur bëhet njëra prej të arrestuarve është grua. Të ditura janë bërë dhe inicialet e saj E.B. dhe se ajo është 35 vjeçe.
Më herët ajo është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’’.
Kurse i arrestuari tjetër është A.K. Ai është 46-vjeç dhe për të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve: E.K, 32 vjeç, banues në Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”. A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier. Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.