Portreti i një emigranti shqiptar është shfaqur në një mural gjigant në Nju Jork.
Murali shumëngjyrësh paraqet pesë portrete emigrantësh dhe është realizuar nga artisti i famshëm i grafiteve të rrugës, brazilianin Eduardo Kobra.
Sipas gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, ky mural ku shfaqet emigranti shqiptar është pjesë e një serie prej 18 veprash të tjera shumëngjyrëshe që artisti Kobra ka bërë vitin e kaluar anembanë në Nju Jork.
Mes tyre ai që bie më shumë në sy është pikërisht projekti që përfshin edhe portretet e pesë emigrantëve dhe titullohet: “Murali Më i Madh në New York City”.
Mesazhi i tij është theksimi i natyrës së këtij vendi në SHBA, si atdhe i emigrantëve.
Për ata që mund të duann ta vizitojnë mund ta gjejnë në muret e një prej shkollave të mesme më të famshme njujorkeze, “Qyteti si Shkollë” (City-As-School), që ndodhet në West Village, në Manhattan. (Adresa e saktë: 16 Clarkson Street ndërmjet Hudson Street and Seventh Avenue South).