Anglezja Kasha Grimes, është bërë e famshme në rrjete sociale, për shkak të pamjes së saj si të ishte një vajzë e re.
E kush do ta besojë se mosha e saj është 57 vjeç, apo se është nënë e dy vajzave?
Shpesh herë 57- vjeçaren e ngatërrojnë me vajzat e saj dhe askush nuk e beson se ato janë nënë e bijë.
Kasha filloi të kopjoj pozat e vajzës së saj, postime të cilat filluan të bëhen virale dhe të suksesshme në "YouTube".
Në këto video ajo diskuton dhe zbulon për sekretet e "anti-plakjes", si dhe jep mësime edukative në lidhje me fotografinë dhe modën.