Gjykata Supreme në Brazil ka votuar në shumicë për t’i konsideruar homofobinë dhe transofobinë si krime.
Gjashtë nga 11 gjykatësit votuan për ta konsideruar diskriminimin kundër homoseksualëve dhe njerëzve transeksualë si të barabartë me racizmin.
Sipas aktivistëve, ky vendim do t'i japë komunitetit, i cili vuan nga sulme të vazhdueshme, mbrojtje reale.
Të paktën 141 njerëz që i përkasin komunitetit LGBT+ janë vrarë këtë vit në Brazil, sipas grupit të të drejtave Grupo Gay da Bahia.
Vendimi në Gjykatën Supreme do të thotë se veprat penale do të dënohen me ligjin e racizmit të vendit derisa Kongresi të miratojë legjislacionin specifik për të mbrojtur personat LGBT.
Burimi:BBC|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania