“Çështja Xhisiela”/ Prokuroria pushon hetimet për denoncimet ndaj oficerit Nuhu

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.05.2019, 21:53

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, ndërsa po hetonte për dhunë Rexhep Rrajën, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Akuza arsyeton se nuk provohet që oficeri Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja, e për këtë shkak pak javë më parë, dosja është vendosur të arkivohet, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga denoncuesi.

Korrikun e 2018, oficeri i policisë denoncoi në komisariatin nr.6 se ishte kërcënuar nga Redjan e Ramazan Rraja, në një lokal në zonën e Unazës së Re.

Sipas tij dy të afërmit e Rexhep Rrajës, i denoncuar nga e dashura Xhisiela Maloku për ushtrim dhune i kishin kërkuar të hiqte dora nga çështja.

Nga hetimet e prokurorisë, bazuar dhe në pamjet e kamerave të sigurisë, rezultoi se takimi mes oficerit dhe personave që akuzonte ishte miqësor dhe nuk provohej që Emiljano Nuhu të ishte kërcënuar.

Oficeri u largua jashtë Shqipërisë, duke kërkuar azil, pasi më herët denoncoi sipas tij skandalin që po ndodhte në Komisariatin e Fushë Krujës, me rastin e Xhisiela Malokut. Sipas tij kishte ndërhyrje për të shpëtuar nga burgu djalin e deputetit.

Pas denoncimit të Nuhut, djali i deputetit u arrestua dhe dënua për ushtrim dhune ndaj të dashurës Xhisiela Maloku, e cila u tërhoq nga çdo akuzë ndaj tij. Rexhep Rraja ndërkohë pak muaj pas skandalit që trazoi edhe politikën, rifitoi lirinë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit