Një burrë ka mundur t’u shpëtojë flakëve që i “përpinë” apartamentin ku jetonte duke qëndruar në parvazin e dritareve.
Pamjet, të cilat janë filmuar në Romë, tregojnë një burrë që qëndron pa lëvizur ndërkohë që flakët dalin nga dritarja e apartamentit të tij.
Ai qëndroi i shtrirë gjysmë i zhveshur në parvaz për rreth 30 minuta për t'i shpëtuar zjarrit.
Ajo që ra më shumë në sy tek komentuesit në rrjetet sociale ishte fakti që burri në video arriti që të ruante gjakftohtësinë deri në fund.
Besohet se zjarri nisi pas një lidhjeje të shkurtër në kuzhinë, po shkaqet zyrtare nuk janë bërë të ditura ende.
Në pamundësi për të dalë nga dera, ai doli në dritare ku qëndroi për gjysmë ore ndërsa bluzën e hoqi pasi temperaturat po rriteshin gjithnjë e më shumë.
Pas 30 minutash erdhën dhe zjarrfikësit të cilët vunë në kontroll flakët dhe zbritën burrin nga parvazi. Si duket çdo gjë në shtëpinë e tij u shkrumbua, por celularin e kishte pasur gjithë kohës në dorë.