Oliver Kahn është padyshim një nga legjendat e Bayernit të Mynihut dhe Gjermanisë. Gjatë karrierës së tij ai ka pasur pseudonimin "titani".
Së fundmi ai mori pjesë në një event bamirësie, me disa fëmijë 9-vjeçarë. Çdo penallti që fëmijët do t'i shënonin Kahnit do të përkthehej në para që do të shkonin për bamirësi.
"Titani" arriti që t'i priste të gjitha penalltitë, duke mos lejuar që asnjëra të përfundonte pas shpatullave të tij. Edhe në rastet kur bëhet fjalë për bamirësi, Kahn nuk heq dorë nga mentaliteti i fituesit.
Në përfundim të eventit Kahn është shprehur:
Portieri legjendar tha gjithashtu, se nuk mund të kërkonte më shumë sesa ajo që ka arritur gjatë karrierës së tij.
Ndër të tjera ai shtoi, se ishte i lumtur që trupi i tij rezistoi aq shumë, për të qenë pjesë e sukseseve të shumta me Bayernin e Mynihut.
Burimi: Sportbible| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania