Zbardhet dosja/ Berisha shpërbleu me 197 milionë lekë gardën që ekzekutoi protestuesit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.05.2019, 21:08

Publikohet dosja ku tregohet se ndonëse prokuroria kërkonte të dërgonte në qeli një sërë zyrtarësh të Gardës, për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, në të njëjtën kohë, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, atyre u garantohet mbrojtje duke i shpërblyer për këtë ngjarje me motivacionin “RUAJTJE E RENDIT DHE SIGURISË”.

Dhënie e shpërblimit në masën 4 paga mujore të gjithë punonjësve të policisë, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Fondi i vendosur në dispozicion është 197,566,096 lekë. Mes të shpërblyerve qëndron në krye të listave emri i Ndrea Prendit, komandant i Gardës së Republikës, që për 21 Janarin shpërblehet me katër paga mujore. Jo vetëm kaq, po ai listohet edhe si i plagosur pavarësisht se diçka e tillë nuk u referua kurrë në dosjen penale. Është vetë Ndrea Prendi që e konsideron veten të plagosur të protestës, duke përfshirë edhe të tjerë sikurse Agim Llupon, apo edhe shoferin e tij Margarit Kume.

Në fakt, siç rezultoi më pas, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën fajtorë për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit.

Dhe ndërsa zhvillohej një betejë e hapur mes policisë dhe prokurorisë, pasi kjo e fundit kërkonte të dërgonte në qeli një sërë zyrtarësh të Gardës për demonstratën me katër të vrarë, Garda merr bonusin e dytë, pikërisht pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Është koha kur ish-prokurorja e përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama sulmohet hapur për hetimet ndaj Gardës, ndërsa autoritetet vazhdojnë t’u garantojnë mbrojtje, 47 prej tyre gradohen.

Top Channel ka publikuar shkresën që mban datën 1 qershor 2011 dhe sërish edhe aty kryeson emri i Ndrea Prendit, i cili shpërblehet sërish për disiplinë dhe orë shtesë pune që nga protesta e janarit deri në muajin maj. Ai shpërblehet kësaj radhe nga ministri tjetër i Brendshëm, Bujar Nishani i cili në të njëjtën kohë kur emri i Prendit përmendej në prokurori, i firmos edhe katër paga të tjera për përkushtimin dhe realizimin e detyrave, mes tyre edhe për veprimtarinë e Gardës në fushatën elektorale.

Këto dokumenta tregojnë se përse 21 Janari nuk u hetua asnjëherë ashtu siç duhet dhe se përse gjykatat dështuan në dhënien e drejtësisë për 4 protestues të vrarë në bulevard.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit