Pastori Tito Watts dhe gruaja e tij e quajtur Amanda janë arrestuar, pasi mashtronin njerëzit se nëse do t’u jepnin atyre dollarë do të shkonin në parajsë.
Sipas asaj që ka shkruar agjencia e lajmeve “Egypt Today’’ policia ka zbuluar se pastori dhe partnerja e tij po nxisnin disa njerëz për blerjen e biletave për parajsë në vlerë prej 500 dollarë.
Po ashtu ditur bëhet se ata i bindnin besimtarët se vetëm blerja e biletave mund t’i dërgonte ata në parajsë pa u përballur me gjykimin për veprat e tyre në këtë jetë.
Pastori dhe gruaja e tij u thoshin njerëzve se biletat ishin bërë prej akulli të kulluar.
Por, pas arrestimit të pastorit Watts personat që shkonin në Kishën e tij kanë kërkuar lirimin e tij, pasi e kanë cilësuar si njeriu i Perëndisë.