Një vajzë e vogël që erdhi në jetë me disa gishta të dorës më shumë se normalja, mund të ketë më në fund një jetë normale.
Vajza tre vjeçare i është nënshtruar një operacioni për të rregulluar “defektin” me të cilin ajo erdhi në jetë.
Identiteti i vajzës nga Kina nuk është bërë publik ndërsa sipas mjekëve që e operuan ajo kishte 14 gishta në total.
Sipas raportimeve të mediave lokale, fëmija është pjesë e brezit të pestë në familje që vuajnë nga ky problem me gishtat e dorës.
Por, edhe pse kjo nuk është gjë e re për familjen e saj, thuhet se ata janë në gjendje shumë të varfër dhe nuk e përballonin dot mjekimin e vajzës.
Gjithsesi, mënyra u gjet dhe tashmë ajo nuk ngjan ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania