JOQ Albania
Home

I riu e ngre në ajër dhe e merr para, pamje nga aksidenti në Ballsh ku humbi jetën 48-vjeçari
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 23/05/2019 11:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesditën e djeshme është shënuar një aksident i rëndë në Ballsh, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person rreth 48 vjeç.

Pamjet e aksidentit kanë mbërritur në redaksinë JOQ Albania dhe janë vërtet të rënda, ku duket këmbësori (viktima) që përplaset nga makina, e cila ikën me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe i shoferit, ku ky i fundit sipas burimeve nuk është kapur ende.

Qytetari që ka dërguar videon u shpreh për JOQ Albania:

Këto janë pamjet ku u shtyp një person.
Emri i shoferit është Gerti Meçanaj, 26 vjeç, dhe emri i viktimës është Isa Malaj, 48 vjeç.
Autori nuk ka ndaluar fare dhe sipas informacioneve që kam nuk është kapur akoma, por makina e tij është gjetur e braktisur në fshatin Mollaj të Mallakastrës.”

Kujdes, pamje të rënda: