Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm se një parti në Slloveni kishte një slogan fyes për Shqipërinë.
Sipas informacioneve që u përhapën me shpejtësi, thuhej se kjo parti kishte sloganin:
Na votoni ne që Sllovenia të mos bëhet si Shqipëria.
Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, pasi një qytetar ka treguar për JOQ Albania, si është përkthimi i vërtetë.
Ai shkruan se partia Domovinska Liga, e cila është një parti e ekstremit të djathtë, i drejtohet një minoriteti shqiptarësh në Slloveni.
Ky minoritet sipas mesazh dërguesit, nuk pranon të asimilohen, nuk pranojnë të mësojnë gjuhën sllovene, por u mësojnë fëmijëve vetëm shqipen.
Sipas qytetarit, përkthimi i vërtetë është:
E para Sllovenia, jo Shqipëria, Voto DOM.
Ndër të tjera qytetari shkruan se do të ishte ofendim i madh nëse slogani do të ishte:
Na votoni ne që të mos përfundojmë si Shqipëria.
Mesazhi i plotë
Përshëndetje joq, nqs është e mundur tu ri sqaroni pak atë punën e asaj tabeles në slloveni
Aty shkruhet :"E para Sllovenia, jo Shqipëria " Dhe kjo përkthehet në këtë mënyrë
Jan disa fshatra në slloveni të banuar me shqiptarë të Kosovës Nuk jan emigrantë, janë minoritet Dhe ata nuk pranojnë të asimilohen, me gjuhën Nuk e pranojnë gjuhën sllovene, as në shkolla e askund tjetër. Edhe fëmijëve u mësojnë vetëm shqip Dhe prandaj e kanë vënë kte shprehje.
Ajo parti që e ka shkruajtur kte është parti e djathte ekstremiste Pra edhe nje here po ua përkthej : "" E para Sllovenia, jo Shqipëria. Voto DOM "" Kjo ishte e gjitha, nqs eshte e mundur, tua sqaroni saktësisht njerëzve kte, pasi do ishte ofendim i madh dhe diçka ilegale nqs do e shkruanin : na voto ne që mos përfundojme si Shqipëria.