Teoricienët e konspiracionit kanë argumentuar se arsyeja e vërtetë se pse SHBA-të kanë ndalur tregtinë me Huawei është super kamera e këtij celulari.
Huawei P30 Pro është i pajisur me një kamera që pa frikë mund ta përdorni në vend të dylbive pasi mund të bëjë zmadhim në një shkallë të lartë.
Departamenti i Tregtisë i SHBA-ve bllokoi Huawei Technologies nga blerja e mallrave amerikane javën e kaluar, duke thënë se kompania në fjalë ndihmon agjencitë kineze të inteligjencës dhe shkel sanksionet e Iranit.
Diplomati kinez Zhao Lijian, zëvendës shefi i misionit në ambasadën kineze në Islamabad, u përgjigj duke ndarë një video në Twitter ku tregonte zmadhimin digjital 50x të Huawei P30 Pro.
Në videon e shpërndare duket një person duke fokusuar, nga një ndërtesë shumëkatëshe dy djem që po luanin shah kinez.
Zhao shkruan: