JOQ Albania
Home

I shpëtoi vajzën 1-vjeçare, gruaja i dhuron zjarrfikësit veshkën e saj në shenjë mirënjohjeje
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/05/2019 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Minnesota i ka dhuruar një zjarrfikësi, i cili i shpëtoi vajzën, një nga veshkat e saj.

Becca Bundy mori në telefon 9-1-1 një natë gushti në vitin 2016 pasi vajza e saj po kalonte një krizë shoku në shtëpi.

I pari që iu përgjigj telefonatës ishte zjarrfikësi 66-vjeçar, Bill Cox.

Cox ishte trajnuar për të dhënë ndihmën e parë dhe arriti që ta stabilizonte vajzën përpara se ambulanca të mbërrinte në shtëpi.

Duke folur për rastin, Becca u shpreh:

Dukej sikur ishte prekur, nuk ishte thjesht duke bërë punën.”

Dy vite më pas, tetorin e shkuar, zonja Bundy u takua me zjarrfikësin hero dhe zbuloi që ai kishte nevojë për një transplant urgjent veshkash.

Vetëm për disa minuta, ajo e verifikoi që kishte të njëjtin grup gjaku me Bill-in dhe u ofrua t’i dhuronte një nga të sajat.

Bill shpjegoi se ai kishte lindur me vetëm një veshkë dhe se tashmë edhe ajo ishte duke mos funksionuar më.

Transplanti u krye në shkurt të këtij viti dhe tashmë të dy e shohin veten si pjesë të një familje.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania