Studiuesi nxjerr foton/ Tregon se si nxënësit në Tepelenë shkruajnë për Enver Hoxhën: U shpall burri më i madh

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20.05.2019, 17:24

Studiuesi Kastriot Dervishi në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar një foto, e cila është brenda gjimnazit ‘’Abaz Shehu’’ në Tepelenë.

Në këtë foto tregohet një orë mësimi nga gjimnazi “Abaz Shehu” në Tepelenë. Tema e mësimit ka qenë “Një ditë në Komunizëm”.

Njeri prej nxënëseve ka çuar një ‘’punim’’ me titull ‘’Një ditë me Enver Hoxhën’’. Në shkrimin e gjimnazistes shkruhet se vdekja e Enver Hoxhës, i cilësuar si një prej diktatorëve më mizor solli ankthin për të nesërmen.

Në postimin e tij Dervishi shkruan se propagandë komuniste po futet nëpër shkolla.

Kurse Ministria e Arsimit nga ana tjetër nuk po merr asnjë masë për këtë gjë.

Krahas postimit studiuesi ka publikuar edhe punimin që nxënësja ka shkruar për Enver Hoxhën.

Postimi i plotë:

Gjimnazi i Tepelenës, “një ditë me Enver Hoxhën”. Gjithnjë strategjia komuniste si gjatë viteve të luftës e më pas, ka qenë helmimi i shkollave të mesme. Edhe sot, në mes të Tiranës, ish hetuesit e diktaturës që hiqen si “veteranë” zhvillojnë aktivitete haptazi komuniste për të përcjellë te brezat e rinj helmin e tyre sovjetik. Sjell sot një shembull nga qyteti i Tepelenës. Muajt e fundit kemi parë si këtu nga kreu i bashkisë këndohet për terroristin më të madh që ka parë Shqipëria, kemi parë kërcënime nga “veteranët” komunistë për mosngritjen e kampit të internimit tela me gjemba, etj. Tani po ju sjell një shembull që sapo e lexova nga gjimnazi “Abaz Shehu”, i cili ka zhvilluar një orë me temë “një ditë në komunizëm”. Teksti i vetëm i lexueshëm (që është vlerësuar nga mësuesit me sa duket), ishte “punimi” i një nxënësje, e cila në se do ishte pyetur në lëndën e historisë, meritonte padyshim notën katër. Gjimnazi i Tepelenës, "një ditë me Enver Hoxhën".Gjithnjë strategjia komuniste si gjatë viteve të luftës e më pas, ka qenë helmimi i shkollave të mesme. Edhe sot, në mes të Tiranës, ish hetuesit e diktaturës që hiqen si “veteranë” zhvillojnë aktivitete haptazi komuniste për të përcjellë te brezat e rinj helmin e tyre sovjetik. Sjell sot një shembull nga qyteti i Tepelenës. Muajt e fundit kemi parë si këtu nga kreu i bashkisë këndohet për terroristin më të madh që ka parë Shqipëria, kemi parë kërcënime nga “veteranët” komunistë për mosngritjen e kampit të internimit tela me gjemba, etj. Tani po ju sjell një shembull që sapo e lexova nga gjimnazi “Abaz Shehu”, i cili ka zhvilluar një orë me temë “një ditë në komunizëm”. Teksti i vetëm i lexueshëm (që është vlerësuar nga mësuesit me sa duket), ishte "punimi" i një nxënësje, e cila në se do ishte pyetur në lëndën e historisë, meritonte padyshim notën katër. Nxënësja shkruan: “Enver Hoxha. Lindi më 16 tetor 1908. Ka qenë udhëheqës komunist, si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij (42 vjet), si sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Vdekja e tij shënoi fundin e një epoke. Shqiptarët e përcollën ngjarjen, me emocion dhe me ankthin e të nesërmes. Enveri u bë glorifikimi i Shqipërisë socialiste dhe u shpall burri më i madh i kombit. Disa institucioneve dhe universitetin e Tiranës morën emrin e tij. në Tiranë u ngrit një përmendore tre herë më e lartë se ajo e heroit kombëtar dhe një muze në nderim të veprën së tij”. Nxënësja përcjell atë që ka dëgjuar e mësuar në shkollë. Ajo nuk e di se E.H. nuk ka qenë kurrë kryetar shteti. Ajo nuk di asgjë se në Shqipëri ka pasur një terrorizëm të pandërprerë të drejtuar nga Partia e Punës dhe E.Hoxha, se ka pasur një gjenocid ekonomik aq sa popullit nuk iu shqitën asnjëherë triskat e rreckat. Më shumë rëndësi për të kanë aspekte propagandistike të kohës, si shtatoret e diktatorit, cilësimi i tij si “burri më i madh i kombit” (një shpikje komuniste kjo në fakt) dhe "ankthi i së nesërmes" (d.m.th. që pas vdekjes së tij do ndodhë qameti, për të dhënë idenë se deri atë çast po jetohej mrekullisht). Nuk besoj se Ministria e Arsimit do e shohë me shqetësim propagandën komuniste nëpër gjimnaze sepse drejtues të saj në qendër e në qarqe, kanë formim komunist.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit