JOQ Albania
Home

Duhet të rrijë gjithmonë në hije, kjo është 5-vjeçarja që ka “alergji” diellin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/05/2019 10:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

K. E është një vajzë 5-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje që e bën “alergjike” ndaj diellit.

Për herë të parë ajo u diagnostikua me gjendjen në vitin 2016 kur ishte vetëm dy vjeçe.

Në momentin që trupi i saj bie në kontakt me rrezet e diellit ajo fillon të ndiejë djegie dhe e ka të pamundur të rri  në këmbë apo të gëlltisë ushqime.

Pas shumë muajsh vizitash, K. u diagnostikuan me një gjendje të njohur si ‘juvenile dermatomyositis’.

Kjo është një sëmundje autoimune që provokohet nga dielli dhe nëse pacinetët nuk ndodhen diku në hije mund të fillojnë të ndjejnë pasojat e saj të dhimbshme.

Vajza e vogël e ka tashmë sëmundjen nën kontroll por, sipas prindërve të saj, do t’i duhet që pothuajse gjithë jetës të marrë medikamentet përkatëse.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania